Kuvendi sot voton Rezolutën lidhur me tjetërsimin e pronës publike

Prishtinë, 10 prill - Kuvendi i Republikës së Kosovës sot mban seancën e rregullt ku në rend dite është votimi i Rezolutës lidhur me tjetërsimin e Pronës publike dhe shoqërore gjatë periudhës 22 mars 1989 deri me 10 qershor 1999, sipas kërkesës së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje.
Kuvendi po ashtu mban debat parlamentar lidhur me ndryshimin e politikave fiskale në funksion të nxitjes, rritjes së prodhimtarisë vendore dhe zhvillimit ekonomik në tërësi, sipas kërkesës së deputetit Ramiz Kelmendi, i mbështetur nga deputetët nënshkrues,
Njëheri gjatë kësaj seance bëhët shqyrtimi i Rekomandimit të Komisionit për Buxhet dhe Financa lidhur me vendimin e Presidentes së Republikës së Kosovës për kthimin e Ligjin nr. 04-L- 163 për mallrat e liruara nga tatimi doganor dhe mallrat me tarifë zero të tatimit doganor,
Kuvendi gjithashtu shqyrton Raportin e Komisionit për Buxhet dhe Financa për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë, Raportin vjetor të Organit Shqyrtues të Prokurimit për vitin 2012 dhe Raportin vjetor të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik për vitin 2012,