16 Janar 2025

Kuvendi sot voton për Guvernatorin

Prishtinë, 14 mars - Kuvendi i Republikës së Kosovës në seancën e sotme do votojë për zgjedhjen e Guvernatorit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK).

Në garë për Guvernator të ri të BQK-së do të jenë Gani Gërguri ish guvernator si dhe ish Ministri i Financave, Bedri Hamza i cili e ka mbështetjen e Partisë Demokratike te Kosovës që udhëheq më qeverinë.

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje kanë paralajmruar se do të braktisin seancën për shkak se Qeveria përmes zgjedhjes së Hamzes po tenton të politizoj BQK-në.

Shefi i grupit parlamentarë të LDK-së, Ismet Beqiri ka thënë se partia e tij, nuk i voton përfaqësues të institucioneve publike, ata që janë të futur nën ombrellën e një partie.

“LDK-ja do të lëshon sallën e Kuvendit përsëri. Bederi Hamza është njeri i partisë. AAK-ja nëse rri në kuvend gabohet, sepse kështu do ti mundëson emërimit të Hamzës për guvernatorë”, tha Beqiri.

Edhe Vetëvendosje ka thënë së kandidati Bedri Hamza, anëtar dhe funksionar i Partisë Demokratike, jo vetëm që nuk plotëson kushtin kryesor të paanshmërisë partiake, por dështon plotësisht edhe në plotësimin e kritereve profesionale për këtë post, kritere të cilat lidhen me dijeni dhe aftësi të larta në fushën akademike e profesionale në drejtim të sistemit financiar rol, të cilin ka sipas ligjit Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës.

Propozimi i një kandidati të tillë sipas Vetëvendosjes do të thotë agresion i hapur ndaj funksionimit të sistemit financiar dhe Bankës Qendrore dhe praktikisht uzurpim nga Kryeministri edhe të këtij sektori.

Ndërkaq Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka paralajmëruar që do të marrin pjesë në votim dhe do të votojnë kundër Hamzës.

Ndryshe Banka Qendrore e një vendi, ashtu siç parashihet nga direktivat dhe traktati i BE-së, konkretisht Neni 130, duhet të jetë e pavarur nga presionet, këshillimi apo ndikimi nga Qeveria apo cilido organ tjetër në vendimmarrjen e saj. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)