13 Maj 2024

Kuvendi sot voton mocionin dhe rezolutën për privatizim

Prishtinë, 11 tetor - Seanca e ndërprerë e 4 tetorit do të vazhdohet sot ku do të nxirren për votim mocioni i propozuar nga opozita dhe rezoluta GP të PDK-së lidhur me privatizimin, që ishin produkt i debatit për privatizimin dhe u bënë shkak që të ndërpritej seanca e shkuar.

Në këtë seancë, e cila, për shkak të rendit shumë të ngjeshur, mund të zgjasë më shumë se një ditë, për shkak te vazhdimit te rendit te ditës me interpelancën ministrit, Enver Hoxhaj, lidhur me gjendjen në politikën e jashtme të Kosovës.

Debati për privatizimin e ndërmarrjeve publike pritet të përfundojë sot, me votimin e mocionit të partive opozitare ose rezolutën e pozitës në Kuvendin e Kosovës. Si mocioni i opozitës, ashtu edhe rezoluta e pozitës, janë për vazhdimin e privatizimit, megjithatë sipas tyre dallon mënyra e procesit të privatizimit.

Përfaqësuesit e PDK-së, thonë se sot do të hidhen në votim dy dokumente, njëri që kërkon ndërprerjen e procesit të privatizimit dhe tjetri për vazhdimin e këtij procesi.

Por, deputetët e LDK-së, thonë se mocioni i subjekteve opozitare nuk është kundër procesit të privatizimit, por kërkon transparencë dhe llogaridhënie.

Ndërsa, AAK-ja edhe pse ka nënshkruar mocionin, thotë se do të kërkojnë një rrugë të mesme , ndërmjet rezolutës dhe mocionit.

Ndërkohë pas votimit të këtyre dy dokumenteve, seanca e Kuvendit të Kosovës do të vijojë me interpelancën e Ministrit të Jashtëm Enver Hoxhaj, sipas kërkesës së Grupit Parlamentar të LDK-së,lidhur me gjendjen në politikën e jashtme të Kosovës. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)