Kuvendi sot shqyrton Raportin financiar për Buxhetin
Prishtinë, 19 maj - Kuvendi i Republikës së Kosovës sot në seancë plenare do të shqyrtoj raportin financiar për Buxhetin e Republikës së Kosovës, për vitin 2010.
Në rend dite përveç shqyrtimit të Raportit financiar për Buxhetin e Republikës së Kosovës, për vitin 2010, do të ketë edhe një debat parlamentar lidhur me masakrën në Burgun e Dubravës.
Debati zhvillohet me kërkesën e deputetit Nait Hasani dhe me mbështetje të Grupit të deputetëve nënshkrues. Gjithashtu do të ketë edhe një debat parlamentar lidhur me bashkëpunimin e Republikës së Kosovës me Interpolin dhe Europolin.
Në të njëjtën seancë do të miratohet Rregullorja për zgjedhjen dhe shkarkimin e Avokatit të Popullit dhe zëvendësve të Avokatit të Popullit, kurse në vazhdim do të shqyrtohen: Rekomandimi i Komisionit për Media për formimin e Komisionit Ad Hoc për përzgjedhjen e anëtarëve të Komisionit të Pavarur për Media, Propozimi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës për emërimin e Organit Përzgjedhës të Pavarur, për zgjedhjen e anëtarit në Organin Shqyrtues të Prokurimit Publik, Raporti vjetor i Rregullatorit për ujëra dhe mbeturina, për vitin 2010, Raporti i punës së Agjencisë kundër korrupsionit, për vitin 2010, Raporti i auditimit të pasqyrave financiare të Komisionit të Pavarur për Media, për vitin e përfunduar më 31 dhjetor 2010, Raporti vjetor i Rregullatorit për energji, për vitin 2010, Raporti vjetor i Autoritetit të Aviacionit Civil, për vitin 2010, Raporti vjetor i Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave, për vitin 2010, si dhe Raporti i punës së Institutit Gjyqësor të Kosovës, për vitin 2010.
Në këtë seancë, parashihet të ketë debat parlamentar lidhur me bashkëpunimin e Republikës së Kosovës me Interpolin dhe Europolin, sipas kërkesës së deputetit Ramiz Lladrovci, e mbështetur edhe nga deputetë të tjerë.