Kuvendi sot shqyrton Projektligjin për buxhetin dhe pagat e sektorit publik
Prishtinë, 2 shkurt - Kuvendi i Republikës së Kosovës sot do të mbajë një seancë, në të cilën pritet të shqyrtojë Projektligjin për pagat në sektorin publik dhe Projektligjin mbi ndarjen buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2019,.
Në ketë seancë po ashtu do te shqyrtohen edhe Projektligji për detyrat, përgjegjësitë dhe kompetencat e Delegacionit Shtetërorë të Republikës së Kosovës në procesin e dialogut me Republikën e Serbisë, Projektligji për organizimin dhe funksionimin e Administratës Shtetërore dhe të Agjencive të Pavarura, Projektligji për zyrtarët publik, Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për financimin e subjekteve politike, të ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin për zgjedhjet e përgjithshme në Republikën e Kosovës, etj.