Kuvendi sot ratifikon marrëveshjen për themelimin e BZHKE
Prishtinë, 19 shtator - Kuvendi i Republikës së Kosovës gjatë ditës së sotme do të mbaj dy seanca parlamentare në të cilat do të shqyrtoj dhe miratoj disa projektligje.
Në seancën e sotme deputetët do të shqyrtojnë Projektligjin për ratifikimin e neneve të Marrëveshjes Themeluese të Bankës për Zhvillim të Këshillit të Evropës dhe anëtarësimin e Kosovës në BZHKE.
Në vazhdim të seancës do të shqyrtohen për herë të parë: Projektligji për Investimet e huaja, Projektligji për Institutin e Kosovës për Administratë Publike, si dhe Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-222 mbi administratën tatimore dhe procedurat, të ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr.04/L-102.
Në të njëjtën seancë do të shqyrtohet Raporti vjetor i punës së Agjencisë Kosovare të Privatizimit për vitin 2012, si dhe Rekomandimi i Komisionit për zgjedhjen e një anëtari joekzekutiv të Bordit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës.