Kuvendi sot miraton 6 marrveshje financiare ndërkombetare
Prishtinë, 6 maj - Kuvendi i Republikës së Kosovës në sancën e sotme pritet të ratifikoj gjashtë marrëveshje financiare të nënshkruara ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe qeverive e institucioneve të ndryshme ndërkombëtare financiare.
Nder marrëveshjet qe pritet të ratifikohet është marrëveshja e 11 marsit 2011 për financim dhe grante ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Bankës Botërore.
Pastaj pritet ratifikimi i marrëveshjes në mes Qeverisë dhe UNCTAD qe është agjenci e specializuar e Kombeve të Bashkuara për projektin softueri ASYCUDA),
Ndër marrëveshjet tjera që sot Kuvendi pritet t'i miratoj janë edhe ratifikimi i marrëveshjes për financimin e projektit për regjistrimin e pasurisë së patundshme dhe kadastër në mes Qeverisë së Kosovës dhe Shoqatës ndërkombëtare për zhvillim.
Ratifikimi i marrëveshjes në mes Qeverisë së Kosovës dhe KfW- Frankfurt am Main dhe Kompanisë së Ujësjellësit Regjional-Prishtina,
Pastaj ratifikimi i marrëveshjes bilaterale ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Dukës të Madh të Luksemburgut dhe ratifikimi i Marrëveshjes për financimin e projektit për modernizimin e sektorit publik në mes Qeverisë Kosovës dhe Shoqatës ndërkombëtare për zhvillim.
Perpos ratifikimi të këtyre gjashtë marrveshjeve Kuvendi sot do të këtë debat parlamentar lidhur me gjendjen e sigurisë dhe sundimin e ligjit në Kosovë, sipas kërkesës së deputetit Nait Hasani, të mbështetur nga deputetë të tjerë,
Gjithashtu Kuvendi sot do të shqyrtoj raportin vjetor i Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale, për vitin 2010.
Dhe krejt në fund Kuvendi pritet të shqyrtoj raportin vjetor i Rregullatorit për Ujëra dhe Mbeturina, për vitin 2010 dhe raportin e punës të Agjencisë Kosovare Kundër Korrupsionit, për vitin 2010.