Kuvendi shqyrton Projektligjin për Buxhetin e Kosovës për vitin 2018
Prishtinë, 5 dhjetor - Kuvendi i Republikës së Kosovës do të mbajë seancë plenare, në të cilën do të shqyrtojë për herë të parë Projektligjin për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2018 dhe atë mbi masat doganore për mbrojtjen e të drejtave të pronësisë intelektuale.
Gjithashtu, do të shqyrtohen edhe dy projektligje të tjera: Projektligji për Ratifikimin e Marrëveshjes Financiare për projektin e konkurrueshmërisë dhe gatishmërisë për eksport ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim, si dhe Projektligji për Ratifikimin e Marrëveshjes Financiare për financim shtesë për Projektin për bujqësi dhe zhvillim rural ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim.