Kuvendi shqyrton Projektligjin e buxhetit për vitin 2015
Prishtinë, 29 dhjetor - Kuvendi i Republikës së Kosovës në seancën e sotme do të shqyrtojë dhe miratoj përfundimisht buxhetin për vitin 2015.
Buxheti i vitit 2015 do të jetë 1 miliard e 576 milionë euro e që është buxheti me i lartë deri me tash.
Ministri i Financave Avdullah Hoti, ka deklaruar se buxheti për 2015, është buxhet i mundësive, që reflekton historikun e zhvillimit të dis-balancuar ekonomik të Kosovës në vitet e fundit
\"Të hënën në Kuvendin e Kosovës shqyrtojmë përfundimisht buxhetin për vitin 2015. Si qeveri e re, ne kemi trashëguar një projekt-buxhet që ka qenë në masë të madhe i pandryshueshëm, për shkak se shumica e projekteve më 2015 janë vazhdimësi e projekteve ekzistuese. Prandaj, ne kemi qenë të detyruar të procedojmë të njëjtin buxhet në Kuvend për lexim të parë më 22 dhjetor 2014\", ka shkruar Hoti në facebook.
Vlerësimi im është se ky është buxhet i mundësive, që reflekton historikun e zhvillimit të dis-balancuar ekonomik të Kosovës në vitet e fundit.
\"Pres që deputetët të votojnë ndryshimet dhe të fillojmë vitin 2015 me buxhet të aprovuar, të vetëdijshëm që ky buxhet nuk i përmbush nevojat që ka shoqëria kosovare. Sigurisht, disa deputetë mund të kenë opinione të ndryshme për mënyrën e shpërndarjes së buxhetit. Prandaj, çdo propozim nga ta për buxhet shtesë për çfarëdo qëllimi duhet normalisht të përcillet me propozime se ku duhet të shkurtohet buxheti\", thekson Hoti.