Kuvendi shkarkon bordin e AKP-së
Prishtinë, 27 maj - Me 63 vota për, asnjë kundër dhe abstenim, deputetet kanë votuar për shkarkimin e Bordit të Drejtorëve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit.
Sipas rekomandimit të Komisionit për Ekonomi, Ndërmarrësi dhe Tregti, qeveria tani duhet që të sjell emrat e rinj të bordit të AKP-së.
Kundër shkarkimit të bordit të kësaj agjencie ishin partitë opozitare, LDK, AAK dhe PDK.
Përndryshe në programin qeverisës parashihet mbyllja e kësaj agjencie dhe krijimin e fondit sovran.