10 Maj 2024

Kuvendi rrëzon mocionin e Vetëvendosjes për privatizimin

Prishtinë, 11 tetor - Në seancen e sotme të Kuvendit të Kosovës të shoqëruar me debate mes deputetëve të opozitës dhe pozitës, me 53 vota kundër, 45 pro dhe 3 abstenime, deputet nuk kanë miratuar mocionin e Lëvizjes ”Vetëvendosje” për privatizimet.

Në fillim të seancës deputetët opozitarë kanë kontestuar ligjërisht mundësinë që PDK të paraqitet me Rezolutë të saj, përmes të cilës kërkohet vazhdimi i procesit të privatizimit. 

Kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi ka thënë se nuk di që prej një debate dalin dy dokumente për votim, por gjithashtu propozuesi nuk e ka bërë kërkesën ashtu siç duhet dhe realisht tash janë në dilemë por megjithatë vota është ajo që e përcakton.

Visar Ymeri nga Vetëvendosje tha se nuk ka të drejt të sjell dikush tjetër rezolutë, sipas rregullores të bjerë një rezolutë sepse nuk e ka ftuar debatin.

Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, i rekomandojë Ymerit që të lexon rregulloren në tersi sepse ajo thotë se rezoluta duhet të dorëzohet pesë ditë përpara dhe Vetëvendosje nuk ka respektuar rregullore. Ai theksoi se ose duhet të votohet për të dyjat ose asnjëra.

Megjithatë, në fund kryeparlamentari vendosi që të votohet vetëm për mocionin e Vetëvendosjes,duke sqaruar, se nëse nuk kalon ky mocion, nuk ka nevojë të votohet edhe për rezolutën e PDK-së.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)