20 Nëntor 2024

Kuvendi për 6 muaj harxhoi mbi 3 milionë euro

Prishtinë, 3 gusht - Në gjashtëmujorin e parë të këtij viti, Kuvendi ka harxhuar rreth 3 milionë e 100 mijë euro, nga 4 milionë e 740 mijë sa janë planifikuar.

Sipas Tribunës, në raportin gjashtëmujor të shpenzimeve, Kuvendi ka raportuar se nga shpenzimet e përgjithshme për këtë periudhe kohore ka harxhuar 65.6% të buxhetit.

Në këtë shumë janë përfshirë pagat, mëditjet, udhëtimet zyrtare, drekat, akomodimet dhe shpenzimet tjera të nevojshme për deputetët dhe stafin e administratës së Kuvendit.

/Tribuna/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)