02 Nëntor 2024

Kuvendi miraton vendimin e Qeverisë për zgjatje buxhetore

Prishtinë, 13 shkurt - Ministri i Financave, Besnik Bislimi ka kërkuar nga deputetët e Kuvendit të Kosovës që të shtyhen ndarjet buxhetore për vitin 2020.

Bislimi është shprehur se shtyerja e ndarjes buxhetore për 2 muaj, janar dhe shkurt ka qenë e pamjaftueshme.

“Në këtë mbledhje të Kuvendit paraqes kërkesen për zgjatjen en darjeve buxhetore edhe për muajin mars në mënyrë që të sigurojmë kryerjen e obligimeve deri në miratimin e buxhetit.Ministria e Financave në përcaktim me ligjin, pasi është plotësuar kushti ligjor ka bërë zgjatjen e ndarjeve buxhetore për dy muajt e parë të vitit 2020."

"Mirëpo tani kjo ka mjaftuar vetëm për mbulimin e shpenzimeve vetëm deri më 28 shkurt. Ne kemi konstatuar se zgjatja e ndarjeve buxhetore për 2 muaj nuk ka qenë e mjaftueshme për plotësimin e nevojave për disa kategori."

"Kjo zgjatje buxhetore do të vlejë deri në hyrjen në fuqi të ligjit për buxhetin deri në vitin 2020”, tha Bislimi në Kuvend.

Kërkesa e ministrit të Financave është aprovuar nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, nga 100 deputetë sa janë në sallë, 100 kanë votuar pro këtij propozim-vendimi të Qeverisë së Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)