Kuvendi miraton Projektligjin për Buxhetin
Prishtinë, 17 nëntor - Në një seancë të jashtëzakonshme Kuvendi i Republikës së Kosovës me 71 vota për, 7 abstenime dhe 1 kundër ka miratuar Projektligjin për Buxhetin e Kosovës për vitin 2016.
Miratimi i Projektligjit për buxhetin u bë në rrethana të jashtëzakonshme pasi që me fillimin e seancës opozita hodhi gaz lotsjellës dhe bllokoi punimet e seancës.
Liderët e vendit, Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi veprimet e opozitës i quajtën akte kriminale dhe të çmendura. Ata thanë se janë tejkaluar vijat e kuqe të tolerancës.
Mustafa, duke prezantuar projektligjin për buxhetin e vitit të ardhshëm, ka theksuar se ky buxhetore të jetë 2 miliardë euro.
Ai gjatë fjalimit në sallën e alternativë të Kuvendit të Kosovës, ka thënë se kërkon që deputetët ta përkrahin projektligjin për buxhetin, gjate dy leximeve të tij. Do ti marrim të gjitha propozimet, vërejtjet e deputetëve, dhe të gjitha ato ti akomodojnë në suaza të buxhetit që është në dispozicion, tha Mustafa.
Ekziston mundësia që në bazë të marrëveshjes me Fondin Monetar Ndërkombëtar, të bëjmë ndërhyrje për investime kapitale. Fjala është për mundësinë tonë që të hyjmë në hua të jashtme. Projektligji për buxhetin është një prej vendimeve më të rëndësishme që marrin qeveritë dhe parlamenti, ka shtuar Mustafa.
Ndërkaq Grupi parlamentar i 6+ theksoi se do të abstenojnë miratimin e buxhetit për vitin 2016.
Deputetit Fikrim Damka tha se minoritetet janë lenë deri diku anash në planifikimet për buxhet dhe nuk janë ndare mjete të mjaftueshme për ta
Ndërkohë, opozita tha se kjo seancë është jo legjitime dhe se po instalohet shteti policor.