26 Dhjetor 2024

Kuvendi miraton Ligjin për buxhetin e vitit 2021

 Prishtinë, 29 dhjetor - Me 85 vota për, Kuvendi i Kosovës miratoi Ligjin për ndarjet buxhetore për vitin 2021. Vota kundër dhe abstenime nuk pati.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës, me 86 vota, fillimisht miratuan pakon prej 12 amendamenteve të projektligjit, të cilat janë përkrahur nga Komisioni funksional.

Buxheti i miratuar për vitin 2021 kap vlerën e 2.4 miliardë eurove.

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, tha se projekt-buxheti trajton dy prioritete kryesore, që janë përballja me sukses me pandeminë dhe krijimi i kushteve për rimëkëmbje ekonomike.

Sipas ministres, buxheti është i dobët për vitin e ardhshëm, me rënie në të hyra prej 300 milionë eurove për shkak të efekteve të pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19).

Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës është thirrur nga Lidhja Demokratike e Kosovës, me qëllim që buxheti të miratohej përpara se të shpërndahet Kuvendi dhe të mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare.

Shpërndarja e Kuvendit të Kosovës pritet të ndodhë pas publikimit të aktgjykimit të plotë të Gjykatës Kushtetuese, e cila, më 21 dhjetor, ka konstatuar se Qeveria e udhëhequr nga Avdullah Hoti është zgjedhur në mënyrë jokushtetuese.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)