Kuvendi miraton Buxhetin për vitin 2018 prej 1 miliard e 829 milionë euro
Prishtinë, 10 dhjetor - Me 62 vota për, e dy kundër e asnjë abstenim, Kuvendi i Republikës së Kosovës në seancën e sotme ka miratuar në parim Buxhetin për vitin 2018 me vlerë prej 1 miliard e 829 milionë euro.
Në bazë të këtij buxheti parashihet që rritja ekonomike të jetë 4. për qind Nga vlera e përgjithshme e buxhetit, 687 milionë parashihen për investime kapitale.
Sipas parashikimeve të Qeverisë së Kosovës, Administrata Tatimore e Kosovës do të grumbullojë 446 milionë euro, ndërsa Dogana e Kosovës 1 miliard e 175 milionë euro.