17 Nëntor 2024

Kuvendi miraton buxhetin për vitin 2015

Prishtinë, 22 dhjetor - Në seancën e sotme të Kuvendit të Republikës së Kosovës me 73 vota për, 22 kundër dhe asnjë abstenim, deputetët e votuan projektligjin për buxhetin e vitit 2015.

Buxheti i vitit 2015 do të jetë 1 miliard e 576 milionë euro e që është buxheti me i lartë deri me tash.

Miratimi i këtij projektligji erdhi pas shumë orë diskutimesh e kritikash, për mënyrën e hartimit të këtij projektligji.  Ky projekt-buxhet do të dalë në lexim të dytë në seancën e 29 dhjetorit.

Zëvendëskryeministri Hashim Thaçi përmes një postimi në facebook ka falënderuar deputetët që sot aprovuan në leximin e parë buxhetin për 2015 të Republikës së Kosovës.

\"Është ky një buxhet që siguron rritje ekonomike të qëndrueshme; është buxheti më i lartë në historinë e Kosovës; është buxhet që nxit reformat demokratike, qoftë në ekonomi, legjislacion apo politikë.\"

\"Buxheti i aprovuar poashtu krijon vende të reja të punës dhe ofron rritje të mirëqenies sociale të qytetarëve. Buxheti përfshin edhe projektet më mëdha infrastrukturore të vendit tone si dhe dyfishim të investimeve në bujqësi kosovare\", ka theksuar Thaçi.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)