Kuvendi miraton buxhetin për vitin 2014
Prishtinë, 21 nëntor - Deputetët e Kuvendit të Kosovës, me 59 vota për, 31 kundër dhe 1 abstenim, kanë miratuar në lexim të parë Projektligjin për buxhetin e vitit 2014.
Pavarësisht se grupet parlamentare opozitare patën paralajmëruar se do të votojnë kundër Projektligjit për buxhetin e vitit 2014, disa nga deputetët e opozitës kanë votuar në favor të këtij Projektligji.
Më herët gjatë fjalës së tij, para deputetëve të Kuvendit të Kosovës, kryeministri, Hashim Thaçi, ka thënë se buxheti i vitit 2014 është më i miri në historinë politike të Republikës së Kosovës.