16 Janar 2025

Kuvendi miraton buxhetin e vitit 2013

Prishtinë, 13 dhjetor - Kuvendi i Republikës së Kosovë në seancën e sotme me 64 vota pro, 26 kundër dhe 1 abstenim ka miratuar projektligjin për buxhetin 2013.

Në buxhetin e Kosovës për vitin e ardhshëm janë planifikuar të hyrat e përgjithshme prej 1 miliard e 423 milionë euro, me një rritje prej 3 për qind krahasuar me këtë vit, kurse shpenzimet prej 1 miliard e 586 milionë eurosh, me një rritje prej 4 për qind.

Ndërsa investimet kapitale parashihen në vlerë 621 milionë euro, 40 për qind e të cilave do të dedikohen për projektin e autostradës Morinë Merdar, kurse 30 milionë për fillimin e autostradës së re në drejtim të Hanit të Elezit.

Në buxhetin e Kosovës për vitin e ardhshëm janë planifikuar të hyrat e përgjithshme prej 1 miliard e 423 milionë euro, me një rritje prej 3 për qind krahasuar me këtë vit, kurse shpenzimet prej 1 miliard e 586 milionë eurosh, me një rritje prej 4 për qind.

Të hyrat doganore parashihet të jenë 915 milionë euro, kurse ato vendore 301 milionë euro. Ndërkaq deficiti primar është parashikuar të mbulohet nga bartjet e këtij viti.

Po sot,  Kuvendi i Kosovës ka miratuar me 89 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, edhe ratifikimin e marrëveshjes për anëtarësimin e Kosovës në Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)