Kuvendi miraton Buxhetin e Kosovës për vitin 2018
Prishtinë, 22 dhjetor - Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar projektligjin për buxhetin e Kosovës për vitin 2018, i cili është mbi 1 miliard e 829 milionë euro, ndërsa shpenzimet do të kapin shifrën prej 2 miliardë e 82 milionë euro.
Buxheti i Kosovës për vitin 2018, ka marrë 59 vota pro , 16 kundër dhe asnjë abstenim
Gjatë seancës ka pasur diskutim nga pozita dhe opozita. Projektbuxheti, parasheh të hyra të përgjithshme në vlerën mbi 1 miliard e 829 milionë euro, ndërsa shpenzimet do të kapin shifrën prej 2 miliardë e 82 milionë euro.