01 Maj 2024

Kuvendi miratoi në parim Projektbuxhetin e vitit 2011

Prishtinë, 25 mars - Kuvendi i Republikës së Kosovës pas një seance të gjatë dhe me plotë debate e polemika miratoi në parim Projebuxhetin për vitin 2011, me 67 vota pro, 35 kundër dhe dy apstenime nga 107 deputet sa ishin të pranishëm.

Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi në seancën parlamentare me rastin e leximit të parë të projekt -buxhetit për vitin 2011 ka deklaruar se rruga drejt një zhvillimi ekonomik që do t’i mundësojë qytetarëve të Kosovës të ardhura dhe jetë të njëjtë me atë të qytetarëve nga shtete të zhvilluara, është rrugë e vendimeve të menduara mirë, e vendimeve të guximshme dhe e vendimeve të besueshme.

"Me përkrahjen e Buxhetit për vitin 2011, ne bashkërisht do të marrim vendime të tilla, të menduara, të guximshme, dhe të besueshme, vendime këto që mundësojnë një të ardhme të ndritshme ekonomike për Republikën e Kosovës", theksoi kryeministri Thaçi në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, me rastin e prezantimit të projekt-buxhetit për vitin 2011.

Buxheti i vitit 2011 sipas tij, është punuar mbi analizën e këtyre zhvillimeve, si dhe është formuluar në funksion të rritjes ekonomike të vendit.

Ky buxhet ka për synim ruajtjen e qëndrueshmërisë makro-fiskale të vendit, duke siguruar të hyra buxhetore në vlerë prej 1,264.000.00 milion euro (një miliard e dyqind e gjashtëdhjetë e katër milion euro), të hyra këto 12% më të larta se të hyrat e vitit të kaluar.

Shpenzimet buxhetore janë planifikuar të arrijnë nivelin prej 1,434.000.00 milion euro (një miliard e katërqind e tridhjetë e katër milion euro), apo rreth 19% më të larta në krahasim me vitin e kaluar.

Kjo rritje e shpenzimeve në masë të madhe i atribuohet investimeve kapitale madhore siç është Autostrada “Ibrahim Rugova”, pastaj investimeve tjera infrastrukturore, siç janë rrugët Prishtinë–Pejë,  Prishtinë–Mitrovicë, ndërtimi dhe mirëmbajtja e rrugëve, urave, ndërtimi dhe rehabilitimi i objekteve shkollore, spitaleve, qendrave të mjekësisë familjare dhe shumë projekteve tjera me rëndësi vitale për vendin tonë.

Kategoria e pagave dhe mëditjeve po ashtu paraqet një pjesë të rëndësishme të këtij buxheti, duke mundësuar kështu realizimin e plotë të vendimeve të Qeverisë për ngritjen e pagave të mësuesve, personelit shëndetësor, shërbyesve civilë,  policëve, pjesëtarëve të FSK-së, doganierëve, inspektorëve tatimorë, zjarrfikësve dhe kategorive tjera të cekura në vendim.

Gjithashtu, kategoria e subvencioneve dhe transfereve ka pësuar një rritje të ndjeshme, duke reflektuar kështu ngritjen e mbështetjes për pagat për të gjithë invalidët e Luftës së UÇK-së dhe familjeve të dëshmorëve sipas vendimit të qeverisë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)