06 Nëntor 2024

Kuvendi miratoi Ligjin për pagat në sektorin publik

Prishtinë, 2 shkurt - Me 63 vota për dhe një abstenim, Kuvendi i Republikës së Kosovës miratoi Ligjin për pagat në sektorin publik.

Kryetari i Komisionit për administratë publike, qeverisje lokale dhe media, Nait Hasani, gjatë paraqitjes së rekomandimeve të këtij komisioni, lidhur me Ligjin për pagat, tha se ky ligj ofron nivelizim të pagave në sektorin publik.

“Mendoj e se me këtë projektligji dhe listën që është e bashkëngjitur, ne ja kemi arritur qëllimit që të paktën t'i nevilizojmë, t'i japim meritat secilit ku e ka dhe t'i japim atyre që duhet dhe të vlerësojmë edhe institucionet e shtetit për mbrojtje e siguri. Të gjitha institucionet e kanë vendin e merituar për punën që e bëjnë, prandaj për punën e njëjtë, paga e njëjtë. Ky ligj i siguron të gjithë atë në formën në të cilën janë miratuar amendamentet nga komisioni. Çdo ndryshimi i amendamenteve ose çdo votim kundër e çrregullon ketë sistem dhe parë do ta kemi një gjendje me të keqe se sa që e kemi pasur deri tash", tha Hasani.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj tha se me miratimin e Ligjit për pagat, do të përfitojnë 70 për qind e punonjësve të sektorit publik, që sipas tij, “po e përjetojnë rritjen më të madhe të pagave të tyre”.

Para miratimit në Kuvend të këtij ligji, kreu i Kuvendit, Kadri Veseli, njëherësh kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, thotë se Projektligji për pagat ofron vetëm rritje për punonjësit në sektorin publik.

"Pagat u janë rritur të gjithë mësimdhënësve, personelit shëndetësor, policëve, ushtarëve, shërbyesve civilë dhe të gjitha kategorive tjera në sektorin publik", shprehet Veseli.

Kuvendi është duke debatuar për Projektligjin për detyrat, përgjegjësitë dhe kompetencat e Delegacionit Shtetërorë të Republikës së Kosovës në procesin e dialogut me Republikën e Serbisë.

Zëvendëskryeministri i Kosovë, Enver Hoxhaj, gjatë prezantimit të këtij projektligji, tha se airregullon atë se çka mund të negociohet dhe çka nuk mund të negociohet, në dialogun me Serbinë, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.

"Me këtë projektligj natyrisht se janë dhënë të gjithë parametrat e duhur që çështja e përfaqësimit të Kosovës në dialog të rregullohet në mënyrë te mirëfilltë", tha Hoxhaj.

Deputetja Vjosa Osmani nga Lidhja Demokratike e Kosovës, tha se ligji në fjalë i jep legjitimitet dhe mbështetje të plotë politike presidentit, Hashim Thaçi dhe legalizon planet e tij për siç tha ajo, të “copëtimit” të Kosovës.

“Ky ligj lejon edhe negocimi të ndarjes dhe të shkëmbimin edhe të korrigjimit (të kufirit) dhe të Asociacionit të komunave serbe e edhe të ekstraterritorialitet", tha deputetja Osmani.

Ndërkaq, shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca njoftoi se subjekti i tij nuk do ta votojë këtë ligj.

Ai tha se ky ligj nuk kufizon punën e presidentit dhe siç u shpreh ai, “iniciativat” që ai prezanton.

“Ky ligj me formulimet e tij nuk ka prekur fare punën e presidentit dhe iniciativat që ai prezanton. Qeveria nuk e ka saktësuar asnjë rolin e këtij delegacioni. A është ekip mbështetës i presidentit apo është që t’i merret dialogu presidentit”, tha Konjufca duke shtuar se sipas tij, ky është ekip mbështetës, pasi sipas tij, me këtë ligj, presidentit nuk i ndalohet që të vazhdojë bisedimet në Bruksel me palën serbe.

Në këtë seancë plenare, në rend dite është edhe Projektligji për buxhetin për vitin 2019.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)