02 Nëntor 2024

Kuvendi miratoi 5 marrëveshje financiare në vlerë prej 47 milionë euro

Prishtinë, 23 korrik - Ministrja e Financave Hykmete Bajrami, në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, ka përgëzuar deputetët të cilët votuan pro marrëveshjeve ndërkombëtare financiare.

Sipas Ministres Bajrami, këto pesë marrëveshje do të shtyjnë përpara procesin e rimëkëmbjes ekonomike të vendit dhe do të ndikojnë në përmirësimin e jetës së qytetarëve të Republikës së Kosovës.  

Deputetët e Kuvendit të Kosovës me shumicë votash miratuan: Projektligjin për ratifikimin e ​Marrëveshjes për financim ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për Projektin e Fuqizimit të Sektorit Financiar; Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes për Hua ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për Projektin e Zhvillimit të Ujërave të Zeza në Gjilan; Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes për Financimin e Projektit për Kadastër të Patundshmërisë dhe Infrastrukturë Gjeohapësinore ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim; Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Republikës së Kosovës mbi pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e Bashkimit Evropian “Dogana 2020”, si dhe Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Republikës së Kosovës mbi pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e Bashkimit Evropian “Fiskalis 2020”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)