Kuvendi mblidhet sot për mbylljen e kazinove dhe lojërave të fatit
Prishtinë, 22 mars - Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës do të mblidhet sot për të shqyrtuar kërkesën e 49 deputetëve për seancë të jashtëzakonshme lidhur me pezullimin e aktivitetit të kazinove dhe lojërave të fatit.
Deputetët nënshkrues kanë kërkuar që Kuvendi të miratojë rezolutë lidhur me pezullimin e aktivitetit të kazinove dhe lojërave të fatit, si dhe plotësim-ndryshimin e ligjit ekzistues.
Pas mbledhjes së Kryesisë Kuvendi pritet të mblidhet në seancë të jashtëzakonshme, për të diskutuar lidhur me kërkesën e deputetëve nënshkrues. â