Kuvendi mblidhet seancë të jashtëzakonshme për ndarjet buxhetore
Prishtinë, 14 mars - Kuvendi i Republikës së Kosovës ka bërë të ditur se sot do të mblidhet në seancë të jashtëzakonshme lidhur me shqyrtimin e Projektligjit mbi ndarjet buxhetore.
"Në këtë seancë të jashtëzakonshme do të bëhët shqyrtimi i parë i Projektligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2020", thekson njoftimi i Kuvendit.