Kuvendi mban seancë për Buxhetin e Republikës së Kosovës
Prishtinë, 14 korrik - Kuvendi i Republikës së Kosovës sot mban seancën e rregullt plenare në të cilën do të bejë shqyrtimin e dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2016,
Po gjatë kësaj seance kuvendi bën shqyrtimin e dytë te Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për financat e pushtetit lokal.
Kuvendi gjithashtu do të bej shqyrtimin e Raportit vjetor të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës për vitin 2015.