Kuvendi Komunal në Istog mbanë dëgjim publik me qytetar
Istog, 21 shtator - Kryesuar nga kryesuesi i kuvendit Hazbi Bajra është mbajtur dëgjim publik i kuvendit me qytetarë për Draft Buxhetin Komunal për vitet 2018-2020.
Më këtë rast qytetarët u njoftuan lidhur me Draft Buxheti Komunal për vitet 2018-2020 si dhe me planin e projekteve kapitale për këtë periudhë për të cilat raportoi Hysni Maxharraj-drejtor i drejtorisë për Buxhet dhe Financa.
Nënkryetari Lulzim Blakaj ka falënderuar qytetarët për pjesëmarrjen e tyre si dhe është shprehur se duke ditur nevojat e qytetarëve ky buxhet nuk është i mjaftueshëm mirëpo do të mundohen që përmes formave të tjera të gjejmë mjete për të investuar qoftë ajo përmes ministrive përkatëse apo donatoreve.
Qytetarët kërkuan më shumë investime në infrastrukturë, kanalizim si dhe investime në fusha tjera.