18 Nëntor 2024

Kuvendi Komunal i Prishtinës votoi propozimin për ta shitur Audi Q7

Prishtinë, 26 shkurt - Me gjithë kundërshtimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Kuvendi Komunal i Prishtinës votoi propozimin për ta shitur Audi Q7.

 Prej 37 që ishin prezent, 27 prej tyre miratuan shitjen e veturës.

Menjëherë pas votimit për shitjen e veturës Audi Q7 nga Kuvendit Komunal i Prishtinës, Partia e Fortë ka shprehur interesim për blerjen e saj.

Kryetari lexhendar, Visar Arifaj ka shkruar përmes Facebook e ka shprehur interesim për blerjen e kësaj vetur nga Partia e Fortë.

Po ashtu ne mbledhjen e sotme LDK ka bojkotuar mbledhjen e Kuvendin Komunal të Prishtinës, duke lënë sallën për shkak të pikës së pestë e cila ka të bëjë me caktimin e aksionarëve të ndërmarrjeve publike komunale.

LDK ka dashur të ketë shumicën e aksionarëve.

Mbledhjen e kanë lëshuar edhe asamblistët e AKR-së, sikurse edhe përfaqësuesi serb, të cilën gjë nga ai e ka kërkuar Sami Hamiti. Halim Halimi kryesues i kuvendit ka thënë se ai voton kundër.

Aktualisht, mbledhja po mbahet me 26 asamblistë. Mbledhja po vazhdon dhe po votohen propozimet e Lëvizjes Vetëvendosje. Kjo është fitorja e parë e partisë në pushtet në Kuvendin Komunal ku nuk ka shumicën.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)