Kuvendi i Shqipërisë miraton buxhetin faktit 2014
Tiranë, 6 nëntor - Kuvendi i Shqipërisë miratoi në orët e para të ditës së sotme buxhetin faktik të shtetit 2014.
Me 75 vota pro, 1 vote kundër dhe asnje abstenim deputetët e maxhorances miratuan pas 14 orë debatesh të forta pr/ligjin, ndërsa opozita nuk mori pjesë në votim.
Në mbyllje të diskutimit në parim, ministri i Financave Shkëlqim Cani tha se gjatë vitit 2014 ekonomia shqiptare shfaqi shenja përmirësimi, ku rritja ekonomike ishte në masën 2.1 %.
Po ashtu, tha ministri, gjatë këtij viti u shlyen gjysma e detyrimeve per biznesin që mbaheshin në tetë vite.