28 Prill 2024

Kuvendi i rekomandon Qeverisë rinegocimin për pensionet me Zvicrën

Prishtinë, 16 shtator - Kuvendi i Republikës së Kosovës, në mbështetje të nenit 65 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe të neneve 6 dhe 44 të Rregullores së Kuvendit, në mbledhjen plenare të mbajtur më 16 shtator 2010, pas zhvillimit të Interpelancës me Kryeministrin e Qeverisë, me qëllim të rinegocimit dhe të nënshkrimit të Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Zvicrës lidhur me sigurimet shoqërore,  nxori një seri rekomandimesh për qeverinë.

Kuvendi i Kosovës i rekomandon Qeverisë së Republikës së Kosovës që në fushën e politikave sociale të ketë prioritet rinegocimin e Marrëveshjes për Sigurimet Shoqërore me Zvicrën;

Kuvendi i Kosovës i rekomandon Qeverisë së Republikës së Kosovës t’i procedojë me përparësi në Kuvendin e Kosovës ligjet e nevojshme, që hapin rrugë për nënshkrimin e Marrëveshjes për Sigurimet Shoqërore ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës, Ligjin për sigurimet pensionale, Ligjin për sigurimin invalidor, Ligjin për sigurimet shëndetësore, përkatësisht përshtatjen e tyre, që e bënë të mundur nënshkrimin e Marrëveshjes për Sigurimet Shoqërore Kosovë-Zvicër.

Në ligjet që miratohen në Kuvend e Kosovës dhe në aktet tjera nënligjore të ministrive përkatëse, të parashihet eksportimi i mjeteve nga përfituesit e sigurimeve shoqërore.

Qeveria e Republikës së Kosovës të formojë Grupin punues ndërministrorë që merret me çështjet që kanë të bëjnë me koordinimin e aktiviteteve, që e bëjnë të mundur arritjen e Marrëveshjes Zvicër-Kosovë për Sigurimet Shoqërore.

Qeveria e Republikës së Kosovës duhet të japë gjithë garancitë e nevojshme  për transparencë të plotë lidhur me përfituesit e sigurimeve shoqërore, që kanë qenë në Zvicër dhe që  janë kthyer apo do të kthehen në Kosovë. Këtu hynë rregullimi i Regjistrit civil dhe mekanizmave përkatës mbikëqyrës që pamundësojnë abuzimin me pensionet invalidore.

Të bëhet një takim i lartë qeveritar Kosovë – Zvicër lidhur me rinegocimin e Marrëveshjes për sigurimet shoqërore.

Të nënshkruhet Memorandum i Mirëkuptim ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Zvicrës për zgjidhjen adekuate të përkohshme, deri në zgjidhjen  e përhershme të kësaj çështje.

Qytetarët e Republikës së Kosovës, që jetojnë në Zvicër apo që janë në Kosovë, të njoftohen lidhur me këtë çështje, deri në nënshkrimin e Marrëveshjes së re, për të mos rënë pre e spekulantëve dhe agjencive, që i dezinformojnë ata për qëllime të përfitimit.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)