Kuvendi i Kosovës thellon bashkëpunimin me BB dhe FMN
Prishtinë, nëntor - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, kishte sot një takim me znj. Jane Armitage,drejtoreshë rajonale e Bankës Botërore dhe Jan Peter Olters, përfaqësues i BB-së në Kosovë.
Në takim u fol për ecuritë aktuale financiare në Evropë, për krizën financiare që po e shoqëron eurozonën, për buxhetin e Kosovës për vitin ardhshëm, si dhe për projektligjin për veteranët e luftës. Znj. Jane Armitage vlerësoi parametrat e buxhetit për vitin 2012, si dhe politikat makroekonomike.
Kryetari i Kuvendit Krasniqi theksoi se Kuvendi i Republikës së Kosovës ka pasur dhe vazhdon të ketë bashkëpunim shumë të mirë me Bankën Botërore dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar.
Në këtë frymë bashkëbiseduesit diskutuan edhe për dy kredi të buta që pritet ti dedikohen: njëra bujqësisë, ndërsa tjetra Bankës Qendrore të Kosovës.