Kuvendi i Kosovës sot pritet të votoj buxhetin për vitin 2016
Prishtinë, 14 dhjetor - Kuvendi i Republikës së Kosovës do të mblidhet sot në seancë plenare, në të cilën do të shqyrtojë për herë të dytë Projektligjin për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2016.
Po në seancën e sotme presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, do të mbajë fjalimin e saj vjetor para deputetëve të Kuvendit.
Në këtë seancë do të shqyrtohet edhe Projektligji për Ratifikimin e Marrëveshjes për Hua ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për rindërtim dhe zhvillim për projektin e rehabilitimit të rrugës hekurudhore 10.
Një nga pikat tjera të kësaj seance është edhe shqyrtimi i Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes për Hua ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë për bashkëpunim financiar 2014 për projektin e Huasë,
Po ashtu edhe shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin Marrëveshjes së kredisë Kosovë-Unicredit Bank Austria AG për financimin e Projektit të modernizimit të shërbimeve të kardiologjisë invazive në QKUK do të jetë një nga pikat tjera të kësaj seance
Pikat tjera te kësaj seance
Shqyrtimi i Propozim-Amendamentit nr. 25 në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, i ri-proceduar nga Qeveria e Republikës së Kosovës,
Shqyrtimi i parë i Projektligjit për parandalimin dhe sanksionimin e dhunës në ngjarjet sportive,
Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Siguri në Punë në Veprimtarinë Minerare,
Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L-034 për Agjencinë Kosovare të Privatizimit, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr.04/L-115,
Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për treguesit gjeografik dhe për emërtimet e origjinës,
Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për dizajnin industrial,
Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për themelimin e Fondit kosovar për garanci kreditore,
Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për provimin e maturës shtetërore,
Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për rregullimin e shërbimeve të ujit,
Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Energjinë Termike,
Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës,
Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr.03/L-048, për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë, i ndryshuar dhe i plotësuar me Ligjet Nr.03/L-221, Nr.04/L-116 dhe Nr.04/L-194,
Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr.04/L-042 për prokurimin publik të Republikës së Kosovës, i ndryshuar dhe i plotësuar me Ligjin Nr.04/L-237,
Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës,
Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik,
Shqyrtimi i Propozim-vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për emërimin e anëtarëve të Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit,
Shqyrtimi i Propozim-Vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për emërimin anëtarëve në Bordin e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë ZRRE,
Shqyrtimi i Propozim-Vendimit të Qeverisë për emërimin anëtarëve në Bordin e Autoritetit Rregullativ per Komunikime Elektronike dhe Postare ARKEP,
Shqyrtimi i Raportit të Komisionit për Integrime Evropiane për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit Nr. 04/L-218 për parandalimin dhe luftimin e trafikimit me njerëz dhe mbrojtjen e viktimave të trafikimit,
Propozimi për formimin e Komisionit ad-hoc për përzgjedhjen e anëtarëve të Bordit të ankesave në Komisionin e Pavarur për Media, dhe
Propozimi i GP të PDK-së për zëvendësimin e një anëtari në Komisionin parlamentar.