Kuvendi i Kosovës shqyrton projektligjin për buxhetin
Prishtinë, 21 nëntor - Në mbledhjen e sotme Kuvendi i Kosovës, do të shqyrtojë për herë të parë Projektligjin për Buxhetin e Kosovës për vitin 2014, si dhe Rekomandimi i Komisionit për Buxhet dhe Financa për kërkesën e Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për miratimin e taksave vjetore për vitin 2014.
Opozita ka bërë të ditur se nuk do ta votojë buxhetin. Në po këtë seancë, ndërkaq, do të shqyrtohen për herë të dytë Projektligji për fshatin Zym i Hasit dhe Projektligji për sistemin e lejeve dhe licencave.