Kuvendi i Kosovës e miratoi në parim buxhetin 2012
Prishtinë, 17 nëntor - Kuvendi i Kosovës në seancën e sotme e ka miratuar në parim, projektligjin për buxhetin e vitit 2012, i cili parashikohet të jetë 1 miliard e 520 milionë euro. Për buxhet kanë votuar 58 deputetë, 35 ishin kundër, ndërsa dy deputetë abstenuan.
Sipas planifikimeve të qeverisë, mbi 1 miliard e 100 milionë euro, do të grumbullohen nga Administrata Tatimore dhe Doganat e Kosovës, ndërsa 120 milionë euro pritet të trashëgohen nga bilanci pozitiv bankar i këtij viti.
Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, lidhur me projekt-buxhetin e Kosovës të vitit 2012, mbajtur në seancën e sotme të Kuvendit të Republikës së Kosovës ka deklaruar se buxheti 2012 dëshmia më e qartë se kjo qeveri është në shërbim të plotë të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe të interesave të tyre
Buxheti i vitit 2012 sipas tij reflekton plotësisht politikat prioritare të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe është ndërtuar duke u bazuar në politika mirëqeverisëse dhe sidomos në Planin dhe Vizionin për zhvillimin ekonomik të vendit.
"Ky buxhet reflekton rritjen e financimeve për sektorin e bujqësisë, përqendrohet në financimin e projekteve kapitale, duke përfshirë këtu edhe projektin më madhor rrugën Morinë-Merdar, si dhe investime tjera kapitale në fushën e infrastrukturës, arsimit, shëndetësisë, telekomunikacionit dhe energjetikës theksoi kryeministri Thaçi.
Por, partitë politike në opozitë, kanë paraqitur vërejtjet e tyre të shumta mbi këtë buxhet, duke thënë se ai është më shumë në funksion të përfitimeve politike të pushtetit.
Nderkaq Visar Ymerit gjatë debatit për shqyrtimin e parë të Projektligjit për Buxhetit ka thënë së Projektligji i Buxhetit të vitit 2012, mbase më mirë se cilido ligj tjetër, reflekton konceptin qeverisës të kësaj qeverie.
Më saktësisht sipas tij në këtë rast do të kishte qenë ta them mungesën absolute të konceptit për qeverisje që ka kjo qeveria jonë.
Për më tepërs sipas Ymerit ky buxhet po ashtu flet zëshëm për nivelin e njohjes dhe të kuptimit që kjo qeveri ka për interesat ekonomik e shoqërore të vendit.
Ende pa hyrë në pjesën e tabelave të të hyrave dhe shpenzimeve për vitin 2012, vet teksti i projektligjit ka shumë të meta dhe paqartësi të cilët, ende pa i parë numrat, e bëjnë projektligjin të çuditshëm dhe të rrezikshëm, ka theksuar Ymeri.
Neni 11 sipas tij ia mundëson ministrit, qeverisë, ose organizatave buxhetore të manipulojë me mjete duke ua lejuar paradhënien deri në 15% të vlerës së përgjithshme të kontratës në për ato kontrata që e tejkalojnë shumën prej 10 mijë eurosh.
Ndërkohë që qeverisë si ka thënë Ymeri ia lejon të aprovojë pagesa të pardhënies deri në 30% të vlerës së kontratës, dhe madje 100% për mallra dhe shërbime me vetëm miratimin e Komisionit për Buxhet dhe Financa.
Neni 14 po ashtu sipas Ymerit paraqet mendësinë e keqplanifikimit që po na përcjellë në secilin buxhet të viteve të fundit.
Ky praktikisht ia lejon lirinë e pafund qeverisë që ti ndryshojë projektet kapitale ashtu si të dojë gjatë ekzekutimit të buxhetit, që e bën votimin në Kuvend votë sa për sy e faqe. Ky nen e lejon lëvizjen e lirë të parave të buxhetuara nga një zë në tjetrin deri në 25%, si dhe me miratimin e Kuvendit përmbi 25%. Pra nënkupton se qeveria nuk është e sigurtë se çfarë do të bëjë as brenda një viti, periudhë kjo e cila do të mbulohet nga ky projekt ligj.