06 Nëntor 2024

Kuvendi i Istogut shqyrton raportin financiar korrik- shtator 2018

Istog, 31 tetor - Kryesuar nga kryesuesi i kuvendit të Komunës së Istogut Qaush Balaj, është mbajtur mbledhja e 10-të e rregullt e legjislacionit të gjashtë të Kuvendit Komunal.

Në mbledhje kanë marrë pjesë nënkryetari i komunës Lulzim Blakaj, drejtor të drejtorive komunale si dhe anëtarët e asamblesë komunale.

Shqyrtimi i raportit financiar për tre mujorin e tretë korrik – shtator të vitit fiskal 2018,shqyrtimi dhe miratimi i propozim – vendimit të kryetarit për zvogëlimin dhe eliminimin e CO2-shit dhe preventivat për zvogëlimin e tij ,shpallja në diskutim publik e projekt rregullores për tatimin në pronë, shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për nismën e bashkëpunimit nder komunal në fushën e zvogëlimit të rreziqeve nga fatkeqësitë, ishin pika të rendit të ditës së mbledhjes së sotme të kuvendit.


Fillimisht, shqyrtimin e raportit financiar korrik-shtator 2018, e bëri Zyrtari Kryesor Financiar Osman Sadikaj i cili ka sqaruar detaje nga realizimi i të hyrave vetanake, alokimet si dhe plani i shpenzimeve sipas kodeve ekonomike.


Të gjitha këto pika të rendit të ditës u miratuan nga anëtaret e kuvendit.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)