Kuvendi do te votoj sot Projektligjin për Buxhetin e Kosovës për vitin 2018
Prishtinë, 10 dhjetor - Kuvendi i Republikës së Kosovës do të vazhdojë sot seancën plenare në të cilën pritet votimi i Projektligjit për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2018.
Në seancën e kaluar Kuvendi nuk arriti të kalojë në parim buxhetin për vitin 2018 meqenëse nuk u hodh fare në votim pasi kishte mungesë të numrave.
Shefi i grupit parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca tha se nuk e di si do ta kalojë të dielën kur nuk po mund ta kalojnë gjatë ditës së punës.
Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ka thënë se duhet të sigurohen që i kanë 61 vota dhe ta hedhin në votim dhe mos të kërkojë votat e opozitës.