06 Maj 2024

Kusari-Lila u premton mbrojtje prodhuesve vendore

Prishtinë, 14 shtator - Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari Lila vizitoi sot fabrikën e birrarisë “Birra e Pejës”, kompaninë “Gruda” dhe kompaninë “Gacaferi Group” , ku është njoftuar nga afër për punën dhe prodhimin që po bëhet nga këto kompani.

Në vizitën e saj të parë në kompanië “Birra e Pejes”, ministrja Kusari Lila u njoftua me punën dhe investimet që kjo kompani është duke bërë.

Deri më tani, sipas drejtuesve të kësaj fabrike Birra Peja ka investuar 22 milionë euro në fabrikën e tyre. Birra Peja së fundi ka filluar eksportin në Greqi dhe së shpejti pritet prodhimi i katër lloje të pijeve jo-alkoolike.

“Është mbreslënëse të shohësh zëvendësimin e importit me prodhim vendor. Ne jemi të përkushtuar të lehtësojmë barrierat tregtare në mënyrë që Birra Peja pore dhe prodhimet tjera vendore të mund të eksportojnë për në BE dhe vende tjera”,  theksoi ministrja Kusari – Lila gjatë vizitës së saj.

Vizita e dytë u zhvillua në bletarinë “Gruda”, e cila është kompania e vetme që bën grumbullimin e mjaltës në tërë Kosovën ku deri tani janë grumbulluar 6.5 ton mjaltë. Zëvendëskryeministrja gjatë vizitës në kompaninë Gruda u njoftua me pruduktet si dhe planet e kësaj kompanie. 

“Kompania Gruda është një kompani me potencial dhe me ide të mira për zhvillim. Ne u njoftuam me problemet që kjo kompani ka sa i përket eksportit në BE dhe në Kroaci. Në aspektin institucional ne do të bëjmë atë çka është e mundur në kuadër të marrëveshjes për tregti të lirë më BE apo ndonjë mundësi tjetër në mënyrë që t’ju mundësohet eksporti kësaj kompanie”- tha ndër të tjerash  Kusari Lila.

Vizita e tretë u zhvillua në kompaninë e mobilierive “Gacaferi Group”, një kompani me traditë 50 vjeçare. 

“Më gëzon fakti që kjo fabrikë është në hap me kohën, cka do të thotë se cdo model që gjendet në Evropë, mund të prodhohet edhe në këtë fabrikë dhe kjo është ajo cka ne synojmë dhe dëshirojmë të shohim edhe me industri tjera” – përfundoi ministrja Kusari – Lila.

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë është e përkushtuar të eliminoj barrierat të cilat pengojnë zhvillimin e bizneseve si dhe të punoj për mbrojtjen dhe promovimin e prodhimeve vendore.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)