15 Janar 2025

Kusari-Lila kërkoi thellimin e bashkëpunimit ekonomik me Gjermaninë

Prishtinë, 13 nëntor - Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari-Lila, e priti në takim ambasadorin gjerman në Prishtinë, Peter Blomeyer, me të cilin diskutuan përfillimin  e gjithëmbarshem ekonomik të Kosovës.

Ministrja e MTI-së, Mimoza Kusari-Lila, e njoftoi ambasadorin gjerman për raportin e të bërit biznes për Kosovën, për Këshillin Kombëtar për Zhvillim Ekonomik, si mekanizëm vendimmarrës për përmirësimin e ambientit për të bërit biznes,si dhe ngritjen e dialogut publiko-privat. Gjithashtu ajo informoj për fillimin e negociatave për marrëveshje tregtise së lirë me Turqinë

Ministrja Kusari-Lila kërkoi që të mundësohet edhe më tej shkëmbimi i përvojave me Gjermaninë posaqërisht për -“Know-how”, si dhe thellimin e bashkëpunimit ekonomik në mes të dy vendeve.

Pasi që u informuar nga ministrja, Kusari-Lila, ambasadori  Blomeyer shprehi kënaqësinë e tij për reformat që ka ndërmarrë Kosova, si dhe u shpreh i gatshëm për të përkrahur këto nismat në interes të biznesit, që ndikojnë edhe në interesimin e investitorëve të mundshëm gjermanë për të investuar në Kosovë.

Që disa nga përparësitë që ofron Kosova për thellimin e bashkëpunimit me  Gjermanin me theks te vecant terheqjen e investitorëve nga ky vend janë se: shumica e kosovarëve flasin gjermanisht; jemi vende të afërta; vullnet i kosovarëve për punë; popullata më e re në rajon, ku 70 për qind e popullatës është nën moshën 30 vjeçare, e që është përparësi krahasuar me vendet e rajonit; si dhe vendi i vetëm në rajon që nuk ka recesion të ekonomisë.

Gjermania është partneri më i madh tregtar i Kosovës, si dhe është mbështetëse e zhvillimit politik dhe ekonomik të Kosovës.

Të dy bashkëbiseduesit shprehën gatishmërinë tyre për të avancuar edhe më tej bashkëpunimet e ndërsjella në mes Kosovës dhe Gjermanisë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)