Kusari-Lila fillon një javë të re të vizitave në biznese të Gjakovës
Gjakovë, 8 shkurt - Kryetarja e Komunës Mimoza Kusari-Lila, sot ka filluar javën me vizita të reja në bizneset prodhuese e afariste të Komunës së Gjakovës.
Edhe në këtë ditë të parë të kësaj jave do të vazhdojmë me vizita në bizneset prodhuese e afariste të Gjakovës.\"
\"Deri me tani në vizitat që kemi bërë jemi shumë të kënaqur me punën dhe objektivat e bizneseve gjakovare, gjithnjë duke u angazhuar me përpjekje maksimale dhe me qëndrueshmëri pozitive të veprimtarive të tyre, qoftë prodhuese apo afariste, ka vlerësuar punën e ndërmarrjeve dhe kompanive në Komunën e Gjakovës, kryetarja Mimoza Kusari-Lila.
Në këtë aktivitet, Kryetarja e Komunës Mimoza Kusari-Lila, ka vizituar fillimisht kompaninë për përpunimin e metalit Feral, më pas kompaninë për prodhimin e styroporit First-Styro dhe në fund edhe kompaninë tregtare afariste Nertili.
I gjithë ky aktivitetet, me bashkëpunëtorë po na mundëson që të jemi më afër bizneseve, të jemi më afër sfidave dhe vështirësive të tyre, dhe në këtë trendë edhe ne si institucion dhe qeveri komunale po krijojmë agjendën tonë për ti dhënë mbështetje në zgjidhjen e problemeve dhe sfidave që ballafaqohen bizneset në Gjakovë, ka thënë Kusari-Lila.
Në Kompaninë Nertili, janë shprehur të kënaqur me këto vizita dhe me këtë përkrahje të kryetares Kusari-Lila, sikur se edhe strukturat menaxhuese të bizneseve, Feral, dhe First-Styro. Këto dy kompani të fundit prodhimet e tyre i eksportojnë në shtete perëndimore, dhe shpresojnë se edhe në të ardhmen do të kenë trende pozitive dhe eksport të shtuar.
Kryetarja e Komunës, edhe nesër me bashkëpunëtorët e saj, do të vizitoj disa kompani prodhuese e afariste ku do të ketë një pasqyrë reale mbi frymën e zhvillimit të tyre.