16 Janar 2025

Kusari-Lila: Ekonomia duhet të këtë politika të forta anti-korrupsion

Prishtinë, 15 shkurt - Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë Mimoza Kusari - Lila mori pjesë në konferencën e parë të Ministrave të Evropës Juglindore, e cila po  mbahet në Londër.

“Vlerësimi i zgjerimit të BE-së në Ballkanin Perëndimor: Sfidat dhe Progresi”është tema që është diskutuar në këtë konferencë, në të cilin morën pjesë ministra të Ballkanit Perëndimor, lider të biznesit ndërkombëtar dhe ekspert nga Universiteti i Oxford-it.

Zëvendëskryeministrja Kusari – Lila tha se politikat e anti-korrupsionit dhe qëndrueshmëria e fuqishme e politik-bërësve nga vendet e Evropës Juglindore do të varet se sa shpejt do të hyjmë ne BE.

“Detyra përfundimtare është që tani qeveritë në rajon, posaçërisht në Bashkimin Evropian të punojmë së bashku për hapjen e tregjeve, krijimin e rregullave fleksibile për punësim, rritjen e efikasitetit dhe konkurrencës për të tërhequr investime”, theksoi ajo.

Më tutje, zëvendëskryeministrja tha se BE-ja duhet të ketë rol më pro-aktiv në ngritjen e kapaciteteve, përmirësimin e konkurrencës dhe nxitjen e kreativitetit dhe inovacionit të vendeve në rajon.

Një nga pikat kyçe të kësaj konference ishin edhe Investimet e Huaja Direkte, ku politikë-bërësit dhe biznesmenët patën rastin të shkëmbejnë informatat.

Gjatë qëndrimit të saj atje, ajo dha një deklaratë për kanalin e njohur CNN, për 5 vjetorin e pavarësisë së Kosovës, sfidat dhe mundësitë përpara nesh.

Temën e njëjtë ajo e trajtoi para komunitetit shqiptar në Universitetin e mirënjohur London Schoolof Economics mbi “Rolin e Kosovë në Rajon si dhe 5 vjetorin e pavarësisë së Kosovës”.

Zëvendëskryeministrja Kusari – Lila tha se Kosova ka qenë dhe mbetet partner konstruktiv me vendet tjera të rajonit, por fatkeqësisht e njëjta nuk është bërë nga rajoni, posaçërisht nga Serbia.

Ministrja përmendi progresin ekonomik që Kosova ka shënuar në këto 5 vite, sfidat që na mbesin për vitet në vijim, procesin e integrimit të Kosovës në BE, veriun e Kosovës si dhe ndikimi i mungesës e njohjes së 5 vendeve të BE-së.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)