KUSA bën lansimin e projektit Fuqizimi përmes Lidershipit"
Prishtinë, 20 nëntor - Kosovo United States Alumni - KUSA sot bën lansimin zyrtar të projektit Fuqizimi përmes Lidershipit të financuar nga Departamenti i Shtetit Amerikan përmes Ambasadës Amerikane në Prishtinë.
Prezent në këtë lansim do të jenë edhe përfaqësues nga Ambasada Amerikane: Jeffrey Jamison, Zyrtar për Marrëdhënie me Publikun dhe Afërdita Krasniqi, Këshilltare për Shkëmbime Kulturore.
Qëllimi i projektit është të fuqizojë vajzat e reja që me potencialin e tyre të jenë udhëheqëse në komunitetet e tyre, dhe për të rritur ndërgjegjësimin e djemve që të respektojnë dhe mbështesin barazinë gjinore në shkollë, shtëpi si dhe në komunitetet e tyre në përgjithësi.
Projekti është i strukturuar në dy shtylla: (i) shtylla e parë do të sigurojë një seri seminaresh të udhëhequra nga udhëheqëse të ndryshme të komunitetit (të gjitha International Visitor Leadership Program - IVLP Alumni), të cilat vijnë nga prejardhje të ndryshme profesionale dhe që mbajnë role udhëheqëse në insitucione të ndryshme te Kosoves, pastaj shoqeria civile sektori privat, etj., (ii) shtylla e dytë do të përfshijë nje sesion Një ditë me një udhëheqës, ku studentët e përzgjedhur nga shkollat e mesme te Prishtines do të kalojnë një ditë duke vëzhguar aktivitetet e përditshme të udhëheqësit në detyrë në kuadër të institucioneve dhe organizatave të tyre.
Andaj, duke rritur ndërgjegjësimin për çështjet që të trajtoheni, projekti do të sensibilizojë studentët e shkollave të mesme (klasat 9-13) nga të dy gjinitë, djemtë dhe vajzat, mësuesit e tyre, familjet e tyre dhe komunitetet e tyre në përgjithësi. Prania dhe përkrahja juaj është e domosdoshme që ky projekt të arrij suksesin e dëshiruar.
Me respket,