02 Nëntor 2024

Kurti: Nuk mund të ketë pagë nën 350 euro në sektorin privat

Prishtinë, 3 mars - Kryeminstri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë punëtorisë së organizuar nga Oda e Afarizmit të Kosovës, ka thënë së qeveria e tij do të punojë në rritjen e pagës minimale në sektorin privat.

Kryeministri Kurti theksoi se duhet ta ndihmojmë biznesin vendës, t’i ndihmojmë ndërmarrësit, në mënyrën që të rritet punësimi, të rriten kompanitë, të rritet prodhimi, të rritet zhvillimi, e të rritet edhe paga mesatare në sektorin privat.

“Është absurde që paga mesatare në sektorin publik është mbi 500 euro me një rritje mbi 100 euro në pesë vjetët e fundit, ndërkohë që kjo rritje nuk është as 15 euro në sektorin privat ku ju e dini që pagat mesatare ngelen rreth 350 euro”, tha kryeministri Kurti.

Ndërkaq, në sektorin publik sipas tij joshja nuk duhet të jetë paga e lartë, por duhet të jetë siguria e kushteve dhe e kontratave afatgjate.

Kështu sipas ti është zhvilluar perëndimi, në veçanti Bashkimi Evropian, ne rrugë tjetër gjithashtu nuk kemi.

Kurti po ashtu shtoi shtuar se ata të cilët duan të punojnë më shumë, duan të fitojnë më shumë, duhet ta kenë mundësinë te sektori privat dhe garancinë e shtetit  për sundim të ligjit e për konkurrencë fer.

Kreu i ekzekutivit tha se barrierat doganore në mes Kosovës dhe Shqipërisë duhet të tejkalohen.

“Barrierat me Shqipërinë tejkalojnë dallimet tona në dialekte. Anomalitë janë të shumta. Taksat nëpër kufij duhet te hiqen. Është absurde se si qytetarët e Shqipërisë duhet të kenë leje pune për te marrë leje qëndrimi dhe anasjelltas”, përfundoi Kurti.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)