KUR Prishtina ndanë dhurata për pensionistë
Prishtinë, 30 dhjetor - Kompania e Ujësjellësit Rajonal Prishtina sh.a. përkundër angazhimeve të suksesshme në bartjen e barrës së stabilitetit të sektorit të furnizimit me ujë të pijshëm / ngritjen e shërbimeve cilësore për të gjithë konsumatorët e tetë komunave (Prishtinë, Fushë Kosovë, Obiliq, Lipjan, Drenas, Shtime, Graçanicë dhe Podujevë), gjatë ditës së sotme, në ambientet e drejtorisë, vazhdoi me traditën disa vjeqare, duke sjellë gëzim dhe atmosferë festive, këngë e valle të ndryshme për Vitin e Ri 2016, për të gjithë punëtorët e kësaj kompanie.
Përveç punëtorëve, menaxhmentit dhe mysafirëve të ftuar, kësaj atmosfere festive iu bashkuan edhe të gjithë drejtorët e Bordit të KURPrishtina sh.a.
Bordi i Drejtorëve i kryesuar nga z. Amir Gashi dhe Kryeshefi Ekzekutiv z. Gjelosh Vataj duke e vlerësuar lartë punën e të gjithë punëtorëve që kontribuan mbi 35 vjet në ngritjen e sektorit të ujit me shumë mund e sakrificë, shprehën mirënjohje dhe falënderime duke ndarë dhurata për 14-të pensionistë.