KUR Prishtina fal mbi 23 milionë euro borxhe
Prishtinë, 26 nëntor - Menaxheri ekzekutiv i Departamentit për Konsumatorë në Kompaninë e Ujësjellësit Rajonal Prishtina, Kapllan Parduzi, ka deklaruar se nga Ligji për Faljen e Borxheve publike do të përfitojnë përafërsisht 81 530 konsumatorë në amvisëri dhe biznes.
Ai në këtë intervistë për gazetën Epoka e re ka thënë se përfitues do të jenë edhe mbi 2 400 konsumatorë, borxhet e të cilëve sillen nga një deri në 100 euro.