KUR Prishtina bëhet me laborator
Prishtinë, 3 dhjetor - Kompania Ujësjellësi Rajonal Prishtina sot, inauguroi Laboratorin e ri qëndror të analizave fiziko-kimike dhe bakteriologjike në KURPrishtina.
Ua kujtojmë edhe njëherë se , mision i KURPrishtina sh.a. është: Furnizimi me ujë të pijshëm në pajtim me standardet e OBSH-së, maksimalizimi i kohës së furnizimit me ujë, largimi i ujërave të ndotura, mirëmbajtja dhe zgjerimi i rrjetit të ujit të pijshëm dhe rrjetit të ujërave të ndotura, por para së gjithash, përveq furnizimit të rregullt me ujë dhe investimeve të njëpasnjëshme në infrastrukturën e rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit, misioni kryesor është Cilësia e lartë e ujit të pijshëm me Standardet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
Duke e përmbushur këtë mision, qëllimi i fundit i kompanisë është që përmes tij, të sigurohen shërbime sa më cilësore për të gjithë konsumatorët e saj në zonën e shërbimit.
Në këtë eveniment, morën pjesë: Menaxhmenti dhe punëtorët e KURPrishtina sh.a., Bordi i Drejtorëve të kësaj ndërmarrje, përfaqësues të Ambasadës Amerikane në Kosovë, përfaqësues të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës, Shoqata e Ujësjellësve dhe Kanalizimeve të Kosovës,përfaqësues të Komunave në zonën e shërbimit,medie elektronike dhe të shkruara të cilët që nga fillimi përcollën ngjarjen, etj.
Inaugurimi i Laboratorit u bë në drejtorinë qëndrore të KURPrishtina sh.a..
Kryeshefi Ekzekutiv i KURPrishtina sh.a. z. Gjelosh Vataj : Të nderuar përfaqësues të bordit menaxhues të kompanisë, të nderuar përfaqësues të ambasadave, të nderuar përfaqësues të komunave,SHUKOS-it,të nderuar ju pjesëmarrës të tjerë mirë se keni ardhë në Inaugurimin e Laboratorit të ri qëndror të KURPrishtinash.a.
Kujtoj që kjo ditë për ujësjellësin e Prishtinës është ditë historike, sepse historia e laboratorit daton që nga viti 1983 dhe prej atëherë ujësjellësi i Prishtinës nuk ka pasë lëvizje të re në këtë drejtim sikurse sot që ka pasë.
Mendojmë që kemi bërë një punë të mirë, mendoj që kemi bërë këtë, pas një kalvari të them të hapjeve të procedurave të tenderit në laborator, më në fund arritëm që të bëjmë një laborator me standarde të OBSH-së.
Kryesuesi i Bordit të Drejtorëve të KURPrishtina sh.a. z. Amir Gashi:Kam kënaqësinë që në emër të Bordit të Drejtorëve të KURPrishtinash.a. të ju përshëndes, ju medie, përfaqësues të institucione qëndrore dhe lokale, ju falenderoj për bashkëpunimin dhe mbështetjen që keni dhënë për ujësjellësin e Prishtinës.
Bordi sot është këtu për të parë më afër hapjen e këtij laboratori që për ujësjellësin është i një rëndësie të veçantë dhe për të treguar vendosmërinë që të vazhdohet edhe më tutje me projekte të tjera në interes për ndërmarrjen.
Poashtu Kryeshefi z. Vataj sqaroi edhe proceset teknike të këtij laboratori aq të rëndësishëm për kompaninë dhe konsumatorët saj.
Pas fjalimeve të Kryeshefit z. Vataj dhe Kryesuesit të Bordit z. Gashi, të gjithë të pranishmit u ftuan që të vizitojnë laboratorin e ri qëndror të analizave fiziko-kimike dhe bakteriologjike, duke e konsideruar si një arritje të madhe për KURPrishtina sh.a.