22 Dhjetor 2024

Kur padrejtësia shndërrohet në ligj, rezistenca bëhet detyrë

Ferizaj, 19 maj - Sot, banorët e lagjes “Gëzim Sahiti” kanë zhvilluar dy performanca, tek Komuna e Ferizajt dhe tek Prokuroria Themelore në Ferizaj, duke ngritur tenda dhe vendosur pankarta tek këto dy institucione, për të ju bërë thirrje që të repektojnë ligjin dhe të ndërmarrin veprime sipas autorizimeve ligjore të tyre.

Komuna e Ferizajt vazhdon të lëshoj leje ndërtimi në kundërshtim me ligjin, kurse Prokuroria po heshtë ndaj krimit urban që po ndodh në Ferizaj.

AVONET, në vazhdimësi ka shprehur shqetësimin lidhur me vendimet e lejeve ndërtimore në Komunën e Ferizajt, e veçanarisht vendimin e lejes ndërtimore të datës 03.05.2023 në emrin e “HIT PETROLL” shpk, ky vendim për leje ndërtimore që ndodhet në rrugën "Gëzim Sahiti" me emrin e projektit: “Objekt i banimit me afarizëm me etazhitet B+P+8+PH”, sipas AVONET është në kundërshtim me Ligjin për Planifikimin Hapësinor, sepse janë dhënë kushtet ndërtimore me PZHK dhe me Ligjin e ndërtimit neni 18, UA 06/2017.

Në këtë rast, thirrja në nenin 18 të ligjit për ndërtim është e kundërligjshme, pasi PRRU (kjo zonë ka PRRU në fuqi) dhe shmangia nga specifikacionet e tyre teknike paraqet shkelje ligjore. Ky nen mund të përdoret vetëm kur në një zonë nuk ekziston asnjë dokument i planifikimit urban.

Sipas AVONET-it, Komuna e Ferizajt, ka dhënë Kushtet Ndërtimore në kundërshtim me Ligjin për Planifikim Hapësinor, sepse lejet ndërtimore dhe kushtet ndërtimore nuk janë dhënë siç e parasheh Ligji për Planifikim Hapësinor dhe sipas Planeve Rregullative Urbane (PRRU) dhe për këtë, MMPHI ka dhënë interpretim:

“Kushtet Ndërtimore nuk mund të lëshohen duke u bazuar në Planin Zhvillimor Komunal, sepse sipas nenit 15, paragrafi 1 të Ligjit Nr. 04/L-174 për Planifikim Hapësinor, Plani Zhvillimor Komunal është një dokument orientues strategjik, i cili nuk përcakton rregulla, kushte dhe detaje tjera të nevojshme për ndërtim/zhvillim”. Kjo është specifikuar edhe në Ligjin Nr. 04/L-110 PËR NDËRTIM, në nenin 18, paragrafin 2, për përcaktimin e kushteve ndërtimore. “

Komuna e Ferizajt ka në proces hartat zonale të komunës dhe duke parë këtë, duhet të nxjerrë dokumentin që mundëson zhvillimin e procedurave të kushteve dhe lejeve ndërtimore, siç parashihet edhe në Ligjin Nr. 04/L-174 për Planifikimin Hapësinor.

Sipas draftit të Hartave Zonale, planifikohet të ketë ndërtime në vijën ndërtimore nga vija rregulluese 8 m, me etazhet maksimale B+P+5, largësinë maksimale të ndërtesës 21 m, H/L nga kufiri i parcelës kadastrale dhe përgjatë rrugës 2.5L/1GJ.

AVONET kërkon nga Prokuroria e Shtetit që të fillojnë në mënyrë urgjente hetim lidhur me VENDIMET E LEJES NDËRTIMORE në rastin konkret dhe që nga viti 2017, sepse sipas AVONET këto vendime të lejes ndërtimore janë në kundërshtim me Ligjin Nr. 04/L-174 për Planifikimin Hapësinor dhe ky veprim përbën dyshimin për vepër penale të sanksionuar me nenin 414 keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar të KODIT PENAL TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS, me NR. 06/L-074.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)