Kundër mbylljes së lojërave të fatit
Prishtine,30 jaanr - Shoqata e lojërave të fatit, shpreh shqetësimin e saj për sulmet e vazhdueshme që janë duke iu bërë subjekteve të lojrave të fatit, në emër të gjoja implementimit të Ligjit të Lojrave të Fatit nr.04/L-080, çështje kjo e cila kohëve te fundit është bërë më shumë gjueti shtrigash ndaj bizneseve tona se sa tentim për të vënë rregull në këtë veprimtari.
Që nga viti 2012 kur është aprovuar ligji mbi Lojrat e Fatit, neve në vazhdimësi ju kemi drejtuar me shkresa organeve relevante shtetrore, respektivisht bartësve të funksioneve të tyre, me çrast, kemi potencuar vërejtjet tona, e që kanë të bëjnë me zhvillimin e veprimtarisë sonë dhe të të bërit biznes në mënyrë të pavarur ashtu siç e garantojnë ligjet dhe kushtetuta jonë.
Mendojmë se askund në botën demokratike, ndryshimet ligjore nuk bëhen, pa i konsultuar edhe vet grupet e interesit, e sidomos në rastet që kane të bëjnë me fusha specifike siç është kjo e jona, pra, sektori i Lojrave të Fatit. Edhe pse askush më mirë se neve që meremi me këtë veprimtari plotësisht legale, nuk e njeh këtë lëmi, neve jemi përjashtuar nga pjesëmarrja në debate, për arsye të panjohura për neve, dhe kjo lenë të nënkuptohet se grupe të ndryshme nuk kanë pas interes që të kemi një ligj i cili është i favorshëm për bizneset tona, por edhe për zhvillimin ekonomik të vendit, dhe i cili garanton edhe klientin që shërbimet të cilat i ofrohen të jenë në kushte dhe rrethana të favorshme.
Ditëve të fundit, neve jemi atakuar në mënyrë të padrejtë nga institucionet tona e në veçanti nga Administrata Tatimore, e të cilat deri tani kanë theksuar se nga veprimtaria jonë ishin të kënaqura me kontributet dhe tatimet e paguara , me numrin e të punësuarve, të cilët janë të regjistruar, ku nga të ardhurat e tyre sigurohet ekzistenca e shumë familjeve në Kosovë, por që edhe janë tatimpagues të rregullt.
Tendenca, se në emër të respektimit të ligjit mbi Lojrat e fatit po na bëhet gjithë ky presion, e që po rezulton me mbylljen e bizneseve tona, nuk përkonë më të realitetin, sepse investimet të bëra në milioona nga biznesi jonë kanë kaluar të gjitha procedurat ligjore,për çka edhe jemi pajisur me lejet përkatëse si ato komunale ashtu edheme ato nga ATK-ja dhe Dogana e Kosovës.
Shoqata e Lojrave të Fatit, kërkon mbrojtje institucionale për subjektet që ushtrijnë veprimtarinë e lojrave të fatit, ashtu sikundër edhe për çdo veprimtari tjetër ekonomike, e që garantohen me ligjet pozitive të vendit tonë, e që pretendon të jetë vend demokratik. E asesi të atakohemi për arsye të interesave të ndryshme grupore apo klanore, që kanë aspirata tjera të të bërit biznes, me tendenca të krijimit të monopolit por njëkohësisht duke shkatërruar investimet e bëra me vite në bizneset tona, kryesisht familjare dhe të ngritura me mund dhe shumë shpenzime.
Njëherazi, i bëjmë thirrje të gjitha institucioneve relevante shtetërore e që janë të involvuera në këtë lëmi, që të trajtohemi njësoj si tatimpaguesit e tjerë, të mos na cenohet e drejta e të bërit biznes, e garantuar me ligjet në fuqi, dhe saherë që i teket dikujt, te jemi partner konsultativ ne çështjet e bartjes së përvojave nga vendet më të zhvilluara apo edhe nga ato të rajonit të cilat në mënyrën me pozitive për vendin dhe shoqërinë zhvillojnë këtë veprimtari legale dhe të pranueshme.
E ritheksojmë edhe një herë, se jemi për zbatim të normave ligjore, por jo me tendencë dhe njëanshëm ashtu siç po pretendohet të paraqitemi, e se gjoja po e luftojmë këtë veprimtari apo informalitetin ekonomik, sepse e vërteta është krejtë ndryshe, duke marrë parasysh se bizneset tona janë kontribues të milionave në buxhetin e Kosovës dhe në anën tjetër jemi të mbi ngarkuar si në asnjë vend tjetër të botës me taksa dhe akciza të dyfishta.
Opinionit publik nuk duhet të manipulohet me të pavërteta, përndryshe edhe neve nuk na mbetet alternativë tjetër përpos të ju drejtohemi gjykatave vendore dhe atyre ndërkombëtare.