Kundër heqjes së kujdestarisë nga transfostacionet
Prishtinë, 12, shkurt - Në takimin e mbajtur në Odën Ekonomike të Kosovës, sot me kryesinë e Shoqatës të ndërmarrjeve ndërtimore dhe prodhuesëve të materialeve ndërtimore të Kosovës (SHNPMNK), të themeluar në OEK, ku janë shqyrtuar problemet dhe barrierat me të cilat ballafaqohen ndërmarrjet e kësaj Shoqate, pas diskutimeve dhe shqetsimeve të bizneseve të kësaj Shoqate në lidhje me disa nga veprimet dhe vendimet e KEDS.
Shprehim shqetësimin dhe kundershtimin për heqjen e kujdestarisë nga transfostacionet 110, dhe 35 KW në të gjitha pikat e vendbanimeve në tër teritorin e Republikës të Kosovës permes të cilave bëhet furnizimi me energji elektrike.
\"Me këtë vendim rrezikohet proqesi teknologjik i të gjitha prodhimeve të materialit ndërtimor. Sipas këtij vendimi që nga ora 24:00 gjer në orën 6:00 është ndërprerë kujdestaria, për qka bën ndërprerjen e mirëmbajtjes të trafove bënë të pamundur riaktivizimin eventual të furnizimit me energji elektrike. Për këtë ka edhe ndërprerje të shpeshta të proçesit të prodhimit\", thuhet në komunikatë.
Mënyrën e faturimit të harxhimeve të rrymës elektrike. Kjo mënyrë e aplikimit të faturimit e dëmton në masë të madhe prodhimin e bizneseve të prodhuesve të materialeve ndërtimore dhe prodhimeve tjera lidhur me to.
Mbesim me shpresë që kërkesa jonë do të gjejë mirëkuptimin e Juaj dhe do të marrim përgjigje nga Ju, ku shpresojmë që kjo do të rregullohet.