Kullat e Mirenëve nuk do të paguhen
Prishtinë, 24 mars - Zgjerimi i lagjes së Mirenëve të fshatit Hade të komunës se Obiliqit nuk ka të ndalur. Nga një vit më parë kur kishte raportuar gazeta tribuna, aty janë shtuar edhe shumë shtëpi të reja shumëkatëshe.
Banorët e këtushëm nuk e kanë ndalur ndërtimin e shtëpive, ani pse me një vendim të qeverisë ndërtimi i tyre është i ndaluar.
Krejt këtë punë, Mirenët po e bëjnë më pretendimin e fitimit të parave nga shpronësimi që shpresojnë tu bëhet pronave të tyre.
Mirëpo, këtë shpresë atyre u a ka shuar përfundimisht ministri i Mjedisit, Dardan Gashi, shkruan Tribuna.
Ai thotë se për këto shtëpi shteti nuk do ta japë asnjë cent. Madje, Gashi tregon se për këtë fakt janë të njoftuar që moti edhe banorët e kësaj lagje.
/Tribuna/