04 Maj 2024

Kuçi: Pallati i Drejtësisë të përfundoi brenda afatit të paraparë

Prishtinë, 18 maj - Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, sot u takua me Ministrin e Administratës Publikë, Mahir Yagcilar dhe përfaqësuesit e Komisionit Evropian, me qëllim të njoftimit me ecurit e punëve në ndërtimin e Pallatit të Drejtësisë.

Gjatë takimit, Ministri Kuçi ka kërkuar që punët në ndërtimin e Pallatit të Drejtësisë të kryhen sipas afateve dhe me cilësi, në mënyrë që deri në qershor të vitit të ardhshëm, punët të përfundojnë, po ashtu, ai kërkoi që të ketë koordinim të punëve në mes të Komisionit Evropian, Ministrisë së Administratës Publikë dhe Komunës së Prishtinës, për infrastrukturën dhe që të raportohet çdo muaj për punët e kryera.

Ndërsa, përfaqësuesit e Komisionit Evropian premtuan koordinimin e punëve në ndërtimin e Pallatit të Drejtësisë, në mënyrë që ky objekt të përfundon sipas dinamikave të parapara.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)